Dy foshnje ngrihen për vdekje në një kamp refugjatësh në Siri

Dy fëmijë kanë vdekur gjatë natës, përfshirë një foshnjë shtatëditore, në kampin ku janë zhvendosur sirianët, në provincën Idlib të Sirisë për shkak të motit të ashpër e të ftohtë.

Ky lajmi tërhoqi vëmendjen për gjendjen e rëndë humanitare në atë rajon.

“Kur e preka, ajo ishte akull”, tha Mohamad Al-Hassan për Al Jazeera. Vajza e tij shtatëditore, Fatima, ndërroi jetë brenda natës në spitalin Al Rahman në Idlib, i cili u bë vend i miliona sirianëve të ikur nga lufta.

“Ne s’mundem të përgatitemi mirë për dimër. Është e vështirë të sigurosh punë dhe të ardhura”.

Familja e tij u zhvendos shtatë vjet më parë nga provinca jugore e Aleppos ku ata kanë jetuar që atëherë në vendbanime me tenda.

Dr Fadi Hallak nga spitali Al-Rahman tha se Fatima ishte e nxirë kishte gjakderdhje nga hunda dhe goja në kohën kur ajo arriti në spital.

“Ajo ka lindur këtu një javë më parë pa asnjë komplikim. Por ajo, për fat të keq, vdiq për shkak të të ftohtit të acartë ditët e fundit.”

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.