E dhimbshme/ 24 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë në një aksident në Gjermani

Një 24 vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident në Gjermani.

Bëhet fjalë për Gentrit Sallaukën, nga Prizreni.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 5 korrik, në Westerwald.

Lajmi u bë i ditur për Klankosova nga Burim Sallauka familjar i të ndjerit.

“Ka pasur aksident. Dy shoferat kanë vdekur, ka shpëtuar pasagjeri shoku i Genit. Ka qenë në rrugë të vetën. Është goditur direkt nga një veturë”.

Ai theksoi se nipi i tij e ka dashur shumë Kosovën.

Varrimi i Gentrititi do të bëhet nesër në Prizren, në ora 17:00.

Lidhur me rastin ka raportuar edhe gazeta e njohur gjermane Bild.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.