E dhimbshme: Koosova e hup edhe një të ri nga Gjilani, dyshohet për mbidozë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Koretishtë të Novobërdës, ku një 27-vjeçar u gjet pa shenja jete. Vdekja e të riut po cilësohet si e dyshimtë dhe Policia tashmë ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Gzim Orana, i cili sipas informatave të para dyshohet për mbidozë.

I ndjeri bashkë me një familjar të tij, gjatë natës së mbrëmshme kanë konsumuar substanca narkotike në masë të madhe, çka dyshohet se e shkaktoi vdekjen e tij.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, teksa hetimet për vdekjen e tij kanë nisur.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.