E krishtera shqiptare që agjëron: Ndjej plotësim shpirtëror

Rreth 80 për qind e banorëve të Delvinës i përkasin besimit islam. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa mw e madhe e tyre agjërojnë.

Elsa, një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj, agjëron përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

“Vajza ime iu fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merren anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar”, tha ajo.

Myftiu i Delvinës, Bledar Aliu, thotë se si Elsa ka me dhjetëra gra ortodokse që agjërojnë.

“Ka shumë njerëz kryesisht femra ortodokse dhe të feve të tjera, që agjërojnë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Kam fqinje që agjërojnë, gra ortodokse. Në netët e veçanta ka dhe plaka dhe gra të reja ortodokse që agjërojnë në ditët e mira”, tha myftiu për ABC News.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.