E rëndë në Gjakovë, digjet banesa, humb jetën një fëmijë

Gjakova është tronditur nga një rast që ka ndodhur mbrëmë në orët e vona. Një banesë është përfshirë nga zjarri dhe për fat të keq një fëmijë ka humbur jetën.

Zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes duke shpëtuar dy persona, por jo edhe një fëmijë që dyshohet se ka qenë me aftësi të kufizuara.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa arsyet e zjarrëvënies ende nuk janë bërë të ditura.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.