E tmerrshme: 12-vjeçarja në Prizren sulmohet seksualisht nga një 50-vjeçar

Një rast i trishtë ka ndodhur sot në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një 12-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një burrë 50-vjeçar, derisa po kthehej në shtëpi.
Sinjali ka mësuar detaje se si 50-vjeçari e shfrytëzoi rastin kur e mitura po kalonte kah një rrugicë për t’u kthyer në shtëpinë e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia rajonale në Prizren është njoftuar për rastin rreth orëve të mesditës, kur edhe është kontaktuar nëna e vajzës, e cila ka rrëfyer detaje për momentin që e ka përjetuar e bija.

Sipas të njëjtave burime, në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë, nëna e viktimës ka deklaruar se fillimisht vajza e saj e kishte shoqëruar atë deri të puna e saj, në orët e mëngjesit. Pasi 12-vjeçarja është përshëndetur me të ëmën, ka marrë rrugën për t’u kthyer në shtëpi.

Por rrugës e mitura përjetoi momente të trishta, kur u përballë me një burrë që e sulmoi seksualisht. Sinjali mëson se derisa vajza po kalonte kah një rrugicë e ngushtë, para syve i doli një person rreth 50-vjeçar.

I dyshuari si fillim e mori në pyetje vajzën, e më pas u ‘shlirua’, duke ia vënë asaj dorën në krahun e saj, me ç’rast e ka prekur. Vajza tentoi të largohej, por nuk ia arriti pasi 50-vjeçari iu afrua edhe më shumë, duke e prekur me dhunë në vendet intime.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.