Edhe një 6 vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit

Një 6 vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin e fshatit Radeshë të Dragashit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash, bëjnë të ditur se 6-vjeçari ishte dërguar në spital rreth orës 19:00 dhe i njëjti ishte pa shenja jete.

Tutje Gazeta Sinjali shkruan se se të arritur në spital, stafi shëndetësor kishin ndërmarrë veprimet e menjëhershme për t’i dhënë ndihmë mjekësore të miturit, duke provuar ta reanimojnë, por për fat të keq e gjithë kjo nuk rezultoi me sukses.

Si rrjedhojë, mjeku kujdestar më QKMF konstatoi vdekjen e 6-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat të cilat bënë që i mituri të bie në lumin e fshatit Radeshë, ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht.

Sot është raportuar edhe për një vdekje të një 12 vjeqarrit në lumin Ibër Lepenc të Mitrovicës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.