Elon Musk: Kërcënimi më i madh se ndryshimi i klimës është rënia e nivelit të lindjeve

Ndër njerëzit më të pasir në botë themeluesi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, ka sugjeruar se nivelet e ulëta të lindjeve përbëjnë një kërcënim më të madh për qytetërimin sesa ndryshimi i klimës.

Të premten, më 26 gusht, Elon Musk deklaroi në llogarinë e tij në Twitter se kolapsi i popullsisë për shkak të nivelit të ulët të lindjeve është një kërcënim më i madh për njerëzimin sesa ngrohja globale. Por ky nuk është paralajmërimi i parë i Musk për një rënie të nivelit të lindjeve.

“Problem më i madh se ngrohja globale”
Në të njëjtin postim, Musk deklaroi se nivelet e lindjeve ngadalësohen në mënyrë eksponenciale dhe nivelet e vdekjeve rriten, kolapsi i popullsisë do të jetë problemi më i madh me të cilin do të përballet bota në 20 vjet.

Duke deklaruar se rënia e lindjeve është një problem më i madh se ngrohja globale, Musk tha: “Kini parasysh fjalët e mia”, por ai gjithashtu pranoi se ndryshimi i klimës është një çështje e rëndësishme që nuk duhet të injorohet plotësisht.

Musk, i cili ka 9 fëmijë, tërheq vëmendjen për rëndësinë e rritjes së popullsisë, ai ka një mendim tjetër për jetëgjatësinë e njerëzve.

Duke thënë se njerëzit nuk duhet të përpiqen të jetojnë ‘super gjatë’, Musk tha: “Unë mendoj se është e rëndësishme që ne të vdesim. Njerëzit zakonisht vdesin pa ndryshuar mendjen e tyre. Nëse jetojmë përgjithmonë, ne mund të shndërrohemi në një shoqëri të ngurtë ku idetë e reja nuk pranohen.”

Edhe pse popullsia e botës ka arritur në 7.9 miliardë nga 3 miliardë në 60 vitet e fundit, siç tha Musk, ka një rënie të lindjeve. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, shkalla globale e lindjeve ka rënë në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 1964.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.