Eman Rrahmani deputeti i parë i Kosovës që reagon pas masakrës në spitalin e Gazës

“Pamje të tmerrshme, më shumë gjak sesa ujë, thjesht njerëzorja në një pjesë të madhe të botës po merr fund!

Civil të vrarë e të mbuluar me kufoma fëmijësh janë pamje që dridhin shpirtin dhe zemrën.

Ne i lutemi Zotit për paqe, për ndalje të kësaj masakre. E thërrasim me zërin e zemrave tona të madhin Zot që vuajten e tyre ta ndal e të rrugëtojmë më të qetë drejt ditës së llogarisë ku secili do të llogaritet me drejtësinë e Tij absolute!” ka shkruar deputeti Eman Rrahmani në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.