Erdogan: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë qasje konstruktive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur sot në takim nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan në Stamboll të Turqisë.
Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast presidenti turk ka thënë se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe se pret që palët të tregojnë një qasje konstruktive, njofton Klan Kosova.