Erdogani i thotë Scholzit midis Berlinit: Borxhlinjtë s’mund të flasin lirshëm, unë po


Dallimet e thella mes qëndrimeve të Turqisë dhe Gjermanisë rreth luftës Izrael – Hamas dolën prapë në pah të premten. Kjo ndodhi gjatë vizitës së presidentit turk, Rexhep Erdogan, në Berlin, ku u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Gjermania është mbështetëse e palëkundur e Izraelit dhe i ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, ndonëse i ka përkrahur dërgimin e ndihmave në Gaza dhe “pauzat humanitare”, raporton agjencia “Associated Press”.

Në anën tjetër, Erdogani këtë javë e quajti Izraelin “shtet terrorist” që synim e ka shkatërrimin e Gazës dhe të tërë banorëve të saj. Militantët e Hamasit i cilësoi “luftëtarë të rezistencës” që po mundohen t’i mbrojnë popullin dhe tokat e tyre.

Scholzi tha se Turqia dhe Gjermania e ndajnë frikën për konflikt më të gjerë në rajon dhe se do të diskutojnë se si të parandalohet një i tillë.

“Deri më tani, 13 mijë fëmijë, gra e të moshuar palestinezë janë vrarë. “Pothuajse nuk është më asnjë vend i quajtur Gaza, gjithçka është shkatërruar”- shtoi presidenti turk.

Erdogani la të kuptohej se Gjermania nuk mund ta kritikojë Izraelin për shkak të Holokaustit.

“Unë flas lirshëm, sepse ne nuk i kemi borxh asgjë Izraelit. Nëse do të ishim në borxh, nuk do të mund të flisnim kaq lirshëm. Ata që janë në borxh, nuk mund të flasin lirshëm. Ne nuk kemi kaluar nëpër Holokaust dhe nuk jemi në një situatë të tillë”- tha presidenti i Turqisë.

Nacionale

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.