Fshehu afër 1 kg kokainë nën rripin e pantallonave, arrestohet në Vërmicë shtetasi i Shqipërisë

Një person është arrestuar sot në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte fshehur mbi 700 gramë kokainë në trupin e tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku bëhet e ditur se i dyshuari është shtetas i Shqipërise, raporton Gazeta Sinjali.

“Policia Kufitare e Kosovës me datën 08.03.2022, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të menaxhimit dhe kontrollit kufitar në hyrje në Pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka arrestuar një person të dyshuar shtetas shqiptar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shperndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, thuhet se gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur në anën e majtë të barkut, saktësisht nën brez nën rripin e pantallonave, një çorape në të cilën kishte vendosur një qese plastike të mbushur me substancë narkotike të llojit kokainë.

Personi i dyshuar menjëherë është arrestuar nga Policia, përderisa njësitet kompetente të antidrogës pas matjes së substancës narkotike kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë prej 736.20 g.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente policore për procedura të mëtejme ligjore

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.