Fuqizimi i FSK-së, ministri Mehaj nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme në Turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes.Ai tha se në takim është pritur nga presidenti i këtij institucioni Demir, me të cilin nëshkruan marrëveshjen shtet me shtet për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

Mehaj në një postim në Facebook shkroi se kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes e njoftova me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO. Në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme”, shtoi Mehaj.“

Nga ana e tij z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”, theksoi ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.