Futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit, arrestohet në kufi shtetasi i Serbisë
![Futi 5 euro në dokumentet e udhëtimit, arrestohet në kufi shtetasi i Serbisë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/04/FB_IMG_1650876878673.jpg)
Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasditen e të dielës në pikën kufitare në Vërmicë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se deri tek arrestimi erdhi pasi i njëjti në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5 euro.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë pasi i njëjti në pikë kufitare, në mesin e dokumenteve të tij të udhëtimit kishte futur një kartëmonedhë prej 5€”, thuhet në raport.
Rasti është iniciuar si “dhënie e ryshfetit”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.