Galushi: Sot, në ditën e Holokaustit, ku përmenden gjashtë milionë viktima hebrenj, shumë pak flitet për më shumë se gjysëm milioni viktima romë

Në 75 – vjetorin e shënimit të Ditës Botërore të Holokaustit – 27 Janari, sot në amfiteatrin e kolegjit ‘’The British School of Kosova’’, për nxënësit e klasave; X, XI dhe XII mbajta ligjeratë të titulluar;
‘’Samudaripen-Holokausti i harruar ndaj romëve’’, ku përmes kësaj ligjerate tregova për më shumë se 500 000 viktima romë që përjetuan gjenocid nga regjimi fashist-nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore, e që për këtë sot shumë pak flitët, ose dëgjohet.

Për nxënësit e ‘’The British School of Kosova’’, ndava eksperiencën time gjatë vizitës së ‘’Kampit të Vdekjes – Birkernau’’ dhe muzeut të Auschwitzit në Poloni, poashtu edhe bisedat e mija si gazetar i RTK-Radio Kosova 2, me të mbijetuarit e ‘’Samudaripen’it – Holokaustit’’, ku nxënësit më vëmendje dëgjuan dhe parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me këtë.

‘’Sot jam këtu për të folur për një temë të jetë të rëndësishme dhe shumë të ndishme për komunitetin tonë – rom. Sot, në ditën e përkujtimit të 27 Janarit – Ditës Botërore të Holokaustit, ku përmenden gjashtë milionë viktima të komunitetit hebrenj, për fat te keq, shumë pak flitet për më shumë se gjysëm milioni viktima romë. Duke marr parasysh që jam gazetar dhe i përkas këtij komuniteti-rom, atëherë me lejoni që sadopak t’iu informoj për viktimat dhe të mbijetuarit tanë, sepse është e drejt morale secilit nga ne, ta njohim kulturën dhe historinë e njëri-tjetrit, sepse jetojmë shumë shekuj në Kosovën shumë etnike’’, potencova.

Poashtu, potencova faktin tjetër që, romët shumë pak përmenden në librat e historisë, prandaj secili rom duhet të shëndrrrohet në një institucion edukativo-arsimor që ky realitet të mos hidhet posht.

‘’Nëse historia e një populli harrohet, populli dënohet me përseritjen e saj. Prandaj, në duhemi më shumë të flasim, të informohemi dhe hulumtojmë për viktimat dhe të mbijetuarit tanë, e poashtu të marrim pjesë më shumë në hartimin e kurrikulave arsimore për futjen e këtyre fakteve në librat e historisë’’, përfundova.

Vitin e kaluar isha inicues i marshit përkujtimor për viktimat rome të Holokaustit në Prishtinë, por kësaj here zgjodha përkujtimin e viktimave përmes një ligjerate në “The British School of Kosova”.

Për këtë arsye, i falenderoj përzemërsisht nxënësit, stafin e #TheBritshSchoolofKosova dhe n’veçanti drejtoreshën e kolegjit në fjalë znj. Diana Qarkaxhija për mikpritjen e ngrohtë, ka shkruajtur Denis Galushi gazetar dhe ajtivist i të drejtave të njeriut.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.