Ganimete Musliu vendos flamurin me emblemën e UÇK-së në foltoren e Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka vendosur flamurin me emblemën e UÇK-së në foltore.
Musliu edhe më herët ka vendosur në Kuvend pankarta dhe mbishkrime në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.