Gaza: gazetari i Al Jazeera-s përcjell familjen që iu shua

Sulmet izraelite lënë pa familje njeriun që raportonte tmerret e përditshme
Në Gaza u mbajt një funeral për anëtarët e familjes së gazetarit të Al Jazeera-s, Wael Al-Dahdouh, të cilët u vranë në një sulm ajror izraelit në Gaza qendrore të mërkurën mbrëma.
Al-Dahdouh po raportonte nga Gaza kur iu tha se një sulm ajror kishte në shënjestër një ndërtesë që shkatërroi shtëpinë e familjes së tij të gjerë në kampin e refugjatëve Nuseirat.
Gruaja e tij, djali Mahmud, i cili ishte maturant në shkollën e mesme, si dhe vajza e tij Shami shtatë vjeçare u vranë. Disa orë më vonë u konfirmua se kishte vdekur edhe nipi i tij Ademi.
Anëtarët e tjerë të familjes së tij janë ende të zhdukur.
AA