Gazetari palestinez vritet bashkë me 11 anëtarë të familjes së tij në Gaza

Një gazetar që punonte për kanalin televiziv të Autoritetit Palestinez u vra në një sulm izraelit në Gaza, raportoi rrjeti i tij. Gazetari Mohammed Abu Hatab u vra së bashku me 11 anëtarë të familjes së tij në shtëpinë e tyre, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e autoritetit WAFA.
Abu Hatab është gazetari i 36-të i vrarë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
KALLXO