“Gëzuar ditëlindjen z.President”, ky është urimi i Memli Krasniqit për Thaçin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në ditëlindjen e tij.

“Gëzuar ditëlindjen z.President”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkangjitur edhe një fotografi me Thaçin.

Ndryshe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i mbush 54 vjet. Ai ka lindur më 24 prill të vitit 1968 në fshatin Burojë të Skenderajt.

Kjo është ditëlindja e dytë e tij që është larg familjes, miqve dhe dashmirëve, pasi që ai gjendet në Hagë që nga nëntori i 2020-tës.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.