Gjatë muajit Prill 2023, komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian lirohen nga pagesa e shërbimeve të Gjendjes Civile.

Drejtori i Administratës Edin Shehu, njofton komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian për lancimin e fushatës për regjistrim falas në librat e regjistrit civil për muajin Prill 2023.

Në mbështetje të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qellim të regjistrimit të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në librat e regjistrit civil gjatë muajit Prill 2022, lirohen nga pagesa e shërbimeve të gjendjes civile, të gjithë ata që regjistrohen gjatë kësaj periudhe.

Kjo bëhet me qëllim të promovimit të të drejtave të komuniteteve, sidomos të regjistrimit të faktit të lindjes dhe të regjistrimit të mëvonshme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.