Gjendet 15-vjeçarja shqiptare që u raportua e zhdukur në Gjermani
![Gjendet 15-vjeçarja shqiptare që u raportua e zhdukur në Gjermani](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/09/FB_IMG_1695027474165.jpg)
Është gjetur vajza 15-vjeçare me origjinë shqiptare e cila ishte raportuar e zhdukur në Gjermani që nga 11 shtatori.
Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë familja.
Një nga familjarët e saj, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ajo tashmë gjendet në shtëpi.
“Shumë faleminderit të gjithëve. Sicili prej jush ishte i rëndësishëm në përpjekjet për ta gjetur atë. U jemi mirënjohës juve dhe Zotit”, thuhet në postim.