Gjendet i vdekur një person në rrugë në Lubizhd të Prizrenit

Një person është gjetur mbrëm pa shenja jete në Lubizhd të Prizrenit.

“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

Sipas Sinjalit personi i vdekur është Afidin Karadji nga fshati Lubizhd i Prizrenit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.