Gjendet pa shenja jete një i paraburgosur në Prizren

Një i paraburgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e qelisë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO,com, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi.Gashi tha se të gjitha ekipet mjekësore dhe organet e rendit janë në vendin e ngjarjes.

“Po rreth orës 14:47 ka ndodhur vetëvarje edhe rastin e kanë lajmëruar në polici. Aty janë prokuroria, policia, ekipi mjekësor, informacione më tutje nuk kam për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, tha Gashi.

Drejtori Gashi tha se është duke shkuar në vendin ku ka ndodhur rasti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.