Gjermania e prerë: Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën

I Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se qëndrimi i Berlinit është i qartë dhe Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa njohur pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në një intervistë për mediumin serb Nova.rs, Sarrazin ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për këtë çështje ka qenë gjithmonë i tillë.

“Ne nga Gjermania gjithmonë kemi pasur një qëndrim shumë të qartë për këtë çështje, drejt përfundimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve, kur Serbia të vendosë për anëtarësim në BE, njohja e Kosovës do të jetë pjesë e procesit”, tha Sarrazin.

Ai vuri në dukje se kjo është diçka që “u deklarua qartë kur kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Serbinë në qershor të vitit të kaluar”.

Sarrazin shtoi se është e nevojshme që të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur.

“Është e nevojshme të arrihet një marrëveshje në mes të dy palëve sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe se është e rëndësishme që përfaqësuesit e serbëve të kthehen në institucionet e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Sarrazin.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.