Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje
![Grabitet një barnatore në Prishtinë, Policia jep detaje](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2021/10/IMG-20211007-WA0021.jpg)
Një barnatore është grabitur në Prishtinë sonte.
Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.”
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar.Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin”, u shprehë ajo.