Grabitet shtëpia në Romaj të Prizrenit, vidhet një pushkë e gjuetisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shtëpi në fshatin Romaj në Prizren ka qenë cak i grabitjes. Sipas PK, dyshohet se të dielën e 6 marsit rreth orës 17:35 disa persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë në një shtëpi në këtë fshat dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie. Ankuesi i ka thënë Policisë se këtë armë e mbante me leje në shtëpi derisa PK-ja ka bërë të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.