Grafite nacionaliste serbe në shtëpitë e shqiptarëve, Krasniqi: Strukturat kriminale s’janë të interesuara për normalitet



Minsitri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shpërndarë disa forografi të grafiteve me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve.

Krasniqi në një postim në Facebook ka thënë se strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normalitet, shkruan Arbresh,info.

Sipas tij, këto struktura janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim.

“Strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normaliteti. Ato janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim. Grafitët me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqipëtarëve dëshmojnë mendësinë e këtyre strukturave kriminale. “, ka shkruar ai./Arbresh,info/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.