Gruaja nga Gjakova e braktis djalin 14-muajsh

Policia në Gjakovë ka arrestuar një grua, e cila e ka braktisur djalin e saj 14-muajsh.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Gjakovë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gruaja kishte dalë nga strehimorja pa paralajmërim, dhe ka braktisur djalin.

Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale e kanë dorëzuar djalin e braktisur te babai, ndërkaq e dyshuara është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Rasti është iniciuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS-Gjakovë 26.10.2021-16:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim dhe ka braktisur djalin e saj 14-muajsh. Zyrtarët e QPS-së, fëmijën-djalin e braktisur e kanë dorëzuar te prindi-babai i tij, ndërsa e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.