Gruaja rrah burrin në Suharekë – dërgohet në burg

Mbrëmë një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj rreth orës 21:30, në komunën e Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës, ky akt kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.

E njëjta është dërguar në mbajtje.

“Suharekë, 22.03.2022-21:30.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.