Gucati nga shtëpia e tij: Të fala keni prej të gjithëve, ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë



Hysni Gucati nuk ka pranuar që të deklarohet për medie, duke kërkuar që të kursehet nga pyetjet e tyre, raporton Ekonomia Online. Por shumë shkurt ai u ka thënë të pranishmëve në odën e tij se të fala kanë prej të gjithëve, madje u shpreh se ata që janë në Hagë janë më të fortë se kurrë.

“Më kurseni mundësisht. Të fala ju kanë bë tanëve, të jeni të bindur te Zoti që ata janë më të fortë se na”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar lirimin e Gucatit. Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.