Haradinaj: Kurti po rrezikon ekzistencën tonë, të formohet një qeveri e unitetit

Kryetari Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë se partia e tij ka krijuar struktura partiake që të merret me cështjet e krijuara së fundi në Kosovë.

Ai tha se kryesia ka shqyrtuar si opsion që të formohet edhe një qeveri e unitetit në të cilën përfshihen të gjitha partitë.

“Patëm një bisedë serioze ashtu siç është situata në vend. Qeveria Kurti po e rrezikon ekzistencën tonë, marrëdhënien me aleatët tanë. Si mundësi brenda demokracisë tonë sot diskutuam edhe veprimet tjera potencile për tu përballur me qeverinë Kurti, për rreziqet që po i shkakton vendit. E kemi shqyrtuar do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë me opozitën, duke përjashtuar listen serbe, për mocionin. Kemi krijuar strukturat tona të brendshme për tu marr me këtë çështje. Diskutuam si opsion edhe një qeveri të unitetit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe VV-në. Është e pa kuptimt që të sillemi normal në Kuvend. Nuk do të ndahemi nga partitë e tjera, do të ketë bojkot”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa sa i përket vizitës së Edi Ramës, Haradinaj tha se është mirë që kryeministri Kurti ta pres atë.

“Nëse vjen kryeministri Edi Rama, po vjen për shqetësimet e reja. Mendoj që Kurti është mirë me pritë. Situata është serioze dhe se mendoj që duhet me prit. Po shkojmë në një izolim. Nuk guxojmë që t’i mbyllim të gjitha dyert”, tha ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.