Haskuka: Qytetarët e dinë se PDK-ja nuk duhet të kthehet në pushtet, sidomos jo në formën e PAN-it

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se qytetarët e dinë se PDK-jaa nuk duhet të kthehet në pushtet, e sidomos jo në formën e PAN-it.

Haskuka kështu tha derisa fliste për zhvillimet e fundit në Prizren, ku PDK-ja bëri koalicion me AAK-në dhe Nismën.

“Qytetarët e Prizrenit zakonisht nuk i përfillin partitë politike kur vjen puna tek kryetari i Komunës. PDK-ja ka pasur marrëveshje me katër apo pesë parti atëherë, nuk ka pasur ndikim, ne ishim me Nismën atëherë”, është shprehur Haskuka.

“Unë besoj në qytetarët e Prizrenit, pa marrë parasysh partinë, ata dinë se PDK-ja nuk duhet të kthehet në pushtet, e sidomos tash në formën e PAN’it askush s’dëshiron të kthehet”, ka thënë Haskuka.

Haskuka garon në Prizren me VV-në për mandatin e tij të dytë, ndërsa kundërkandidat e ka Shaqir Totajn e PDK-së.

Kryetari Haskuka doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit duke marrë 40% të votave, ndërsa Totaj i PDK-së mori 31% të votave.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.