Hidhet nga dritarja e një reparti në QKUK, vdes pacienti

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se pacienti i cili është hedhur nga dritarja e klinës, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

Në njoftim thuhet se për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po meren me rastin.

Njoftimi i plotë:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.