Hoxha Fatmir Latifaj mbrëmë pas namazit të jacisë pajton dy familje që ishin në hasmëri


Hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, po vazhdon punën e tij humanitare në shërbim të qytetarëve.

Ai ka arritur të pajtojë dy familje që ishin në hasmëri qe një kohë të gjatë, shkruan Jepi zë

Postimi i plotë:

PAJTIMI DHE FALJA ËSHTË TRIMËRI

PROCESVERBAL MBI PAJTESË!

Me datën 09.01.’24 e Marte pas namazit te jacisë ora 20:00 me Bedri Sijarinën shkuam në shtëpinë e Besim Hysenit, në kodren e trimave Prishtinë, për rastin e rand të ndodhur me datën 01.03.’22, ku biri i tyre Rijadi humbi jeten nga bashkmoshatari i tij Erion Faruk Vllahiu me banim në Prishtinë.

Pasiqë gjykata e ka kry misionin e vet, atëhere ne misionaret e Paqes e filluam rrugetimin tonë për të kriju paqe në mes familjesh dhe vërtet me gjithë dhimbjen edhe merzinë familja e z.Besim… NË PRANIN E GRUAS SË TIJ, GANIMETES DHE DY DJËMVE TË TYRE BEHARIT dhe VISARIT, zgjatën doren e pajtimit, që ta falin gjakun e djalin Riadit… 13 vjeçar, pra vetëm per hirë të Zotit shtrijn dorën e pajtimit dhe faljes.

Kjo familje është shembull se si ruhet paqja dhe harmonia në familje por edhe në gjithë shoqërin.
E zgjodhen që dhimbjen, lëndimin dhe merzin ta anashkalojnë dhe t’a fitojn kënaqesin e Zotit të tyre dhe ta gëzojn djalin e tyre në xhennet, që lajmi i pajtimit dhe i paqes t’i arrin atij voglushi në xhennet.

Vetëm Allahu mundet këtë vepër me e shpërbly dhe vetëm një besimtar i vërtet e vepron dhe e kupton këtë vepër madhështore.

Allahu e ka përzgjedhë këtë familje dhe Allahu e ka ngrit.

Vërtet jo çdo kush mundet me hy në faqet e bardha të historisë. Vetëm njerëz si kjo familje bujare, familja e BESIM HYSENIT, PRISHTINË.

Allahu iu begatoft me të mirat e veta dynja dhe ahiret

Amin!

Falenderimi i takon Allahut, i Cili të pamundurën e bënë të mundshme!

Me respekt, vllau juaj
Hoxhë Fatmir Latifaj
Prishtinë, 12.01.2024!

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.