I mituri në Prizren rrah nënën dhe motrat

Një person është arrestuar dje në Prizren, nën dyhsimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizikë ndaj nënës dhe dy motrave të tij.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Policia bën të ditur se i dyshuari në fjalë është i mitur.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.