I riu që vdiq në aksidentin në Klinë ishte mërgimtar nga Gjermania



Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Viktimë e këtij aksidenti ishte i riu, B. H.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i ndjeri ishte mërgimtar.

Përkitazi me këtë rast është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen.

“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi./IndeksOnline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.