Importi i pemëve dhe perimeve, 11.9 milionë euro vetëm për domate



Kosova vazhdon të importojë sasi të konsiderueshme të pemëve dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante.

Domatet janë ato që importohen në sasi më të madhe, krahasuar me produktet tjera.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti GAP, vetëm gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar domate në vlerë prej 11.9 milionë euro.

E pas domateve, janë patatet ato të cilat gjatë vitit 2023 janë importuar në vlerë prej 6.3 milionë euro. Pas tyre rënditet mollasi produkti më i importuar në vlerë prej 5.6 milionë euro.

Ndërkaq 4.8 milionë euro janë importuar qepë, rrush 3.4 milion dhe dardha 2.1 milionë euro

Kosova po ashtu gjatë vitit 2023 ka importuar dhe kumbulla në vlerë prej 748 mijë euro, qershi 200 mijë euro, hudhra 83 mijë euro si dhe luleshtrydhe 47 mijë euro.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.