Inspektorët komunalë të ndërtimit zhvilluan sot aksion në disa punishte të ndërtimit të objekteve banesore

Në bazë të detyrave dhe ligjeve në fuqi, inspektorët komunalë të ndërtimit zhvilluan sot aksion në disa punishte të ndërtimit të objekteve banesore (të larta) dhe atyre individuale (të ulëta), të cilët kontrolluan vendimet e lejeve të ndërtimit dhe dokumentacionin teknik të projekteve.

Drejtoria e Inspektorateve, me kapacitetet që ka në dispozicion, po angazhohet që në terren t’i evidentojë parregullsitë dhe po ndërmerr masa në secilin rast për të cilët ka kompetencë ligjore.

Inspektorët komunalë do të vazhdojnë me kontrollimin dhe inspektimin e objekteve industriale, tregtare dhe depove të mallrave për treg, ka shkruar kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj në rrjetin e tij social.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.