Ish-ministri Kujtim Gashi emërohet nënkryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj sot ka filluar me emërimet në pozita politike në kabinetin e tij. Kujtim Gashi është emëruar nënkryetar i Komunës së Prizrenit.
Kujtim Gashi është nënkryetar i degës së PDK-së në Prizren, anëtar i Kryesisë Qëndrore dhe ka qenë Shef i Shtabit zgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale. Gashi ka mbajtur pozita të rëndësishme në nivel qëndror dhe lokal, ka përvojë politike mbi 20 vjeçare.
“Gashi është njohës shumë i mirë i politikave lokale, duke qenë asambleist për tre mandate, kryesues për një mandat dhe ka gjashtë vite përvojë pune në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ai ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përvoja e tij shumë vjeçare në politikë, profesionalizmi i tij dhe njohja e politikave lokale e bëjnë Kujtim Gashin të denjë për këtë pozitë dhe ai do të jetë vlerë e shtuar në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit” thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.