Izraeli hakmiret keq pas humbjeve të ushtarëve në Gaza, sulmon edhe një spital tjetër, raportohet për shumë viktima


Dhjetëra palestinezë u vranë ose u plagosën sot kur Izraeli shënjestroi një autokolonë me ambulanca që po dilte nga spitali Al Shifa në qytetin e Gazës, njoftoi TV Al-Aqsa,, duke cituar ministrinë lokale të shëndetësisë.

Sky news raporton se ka parë një video të një ambulance të dëmtuar dhe të plagosur rëndë dhe njerëz të vdekur jashtë spitalit al Shifa në Gazën veriore.

Kjo pason pretendimet e ministrisë së shëndetësisë të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, se dhjetëra janë vrarë dhe plagosur në shënjestrimin e një autokolone ambulancash që transportonte të plagosurit rëndë në Gaza.

Ky sulm erdhi menjëher pas raportimeve se ushtria izraelite ka humbur mbi 20 ushtarë (mes tyre edhe komandantë) gjatë luftimeve të fundit me Hamasin Palestinez.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.