Izraeli refuzon thirrjen e SHBA-së për pauzë humanitare duke goditur kampin e refugjatëve dhe vrarë të paktën 33 persona



Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur kampin e refugjatëve Maghaza në Rripin e Gazës në orët e para të së dielës, duke i vrarë të paktën 33 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, kanë thënë autoritetet shëndetësore të Palestines.

Për këtë sulm është raportuar teksa Izraeli është zotuar se do ta zhvillojë ofensivën për ta shkatërruar grupin militant Hamas – që e udhëheq Gazën – pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara për pauzë, që të ndihmohen civilët e dëshpëruar. Rritja e numrit të viktimave në Gazë ka nxitur zemërim ndërkombëtar, pasi dhjetëra mijëra njerëz, nga Uashingtoni deri në Berlin kanë dalë nëpër rrugë të shtunën, për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm.

Izraeli e ka hedhur poshtë këtë ide për ndalje të ofensivës, qoftë edhe për pauza të shkurtra humanitare, të propozuara nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës që është duke e zhvilluar në rajon. Përkundrazi, Izraeli ka thënë se liderët e ngujuar të Hamasit në Gazë, janë duke i luftuar ushtarët e tij me “forcë të plotë”. “Secili në qytetin e Gazës është duke e rrezikuar jetën e vet”, ka thënë ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
REL

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.