“Jam i shokuar”, reagon deputeti ndaj vendimit të gjykatës me gjobë 1.600 euro ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin e rëndë



Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur fajtor Xhemali Zhurin, i cili akuzohet për aksidentin në trafik në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Prizren mbrëmjen e 20 dhjetorit, ku e ka goditur Samir Kervanin, nip i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan.

I dyshuari fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, por pas kërkesës së avokatit të tij, trupi gjykues ka zëvendësuar gjobë prej 1.600 eurosh.

Deputeti Enis Kervan, i ka thënë IndeksOnline-it se është ende i shokuar nga vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“Jam i shokuar, sepse në Kosovë brenda qytetit të shkelësh një person në zebra kushton vetëm 1.600 euro, unë që tre vjet jam deputet, por asgjë nuk kemi arritur në Kosovë me vepru, shumë e ndiej vetën keq. Për fat të mirë ka pshtu djali, mundet nesër edhe dikush tjetër më qenë, puna është që ligji duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kervan.

Ai thënë se është e palogjikshme se si gjykata marrë një dënim të tillë ku janë të gjitha faktet dhe videot.

“Nuk është e logjikshme, nuk ka asnjë arsyetim që brenda qytetit në zebra ku edhe ka tejkaluar të gjithë normat e shpejtësisë të gjobitet me 1.600 euro, unë me të vërtetë jam shokuar”, ka thënë deputeti.

Ai, gjithashtu ka theksuar se gjendja e nipit të tij është mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por që ka probleme në aspektin psikologjik.

“Është mirë, por nuk po mund të dalë jashtë ende pasi ka frikë që të mos i përsëritet e njëjta gjë”, ka thënë deputeti

Ai ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa gjyqësor, për një vendim më të mirë, pasi ky i fundit është qesharak./IndeksOnline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.