Jasharaj – Qeverisë: Nëse iu dhimbsen nxënësit, uluni bisedoni me ne

Nën organizimin e SBASHK-ut, mësimdhënësit në të gjithë vendin sot kanë hyrë në grevë njëorëshe.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, kanë përcjellë nga afër rrjedhën e grevës njëorëshe në Prishtinë.

Gjatë vizitës në shkollën fillore “Asim Vokshi”, Jasharaj tha se shtetit i mbetet t’i respektojnë mësmimdhënësit.

“Nëse i dhimbsen Qeverisë Kurti nxënësit dhe mësimi le të ulet me sindikatat dhe të bëjë zgjidhje. Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë, por jemi duke u përgatitur edhe për 20 maj për protestën në Prishtinë. Pastaj çfarëdo që ndodh do të vendosni ju.

Edhe pas 20 majit ne do të ju pyesim juve…Ju lus më 20 maj të jemi më shumë para qeverisë…Ta gjejmë një zgjidhje”, tha Jasharaj.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.