Kamberi viziton familjen Jashari: Lulzimi ishte aty për ta rikujtuar fizikun e babait të tij

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi qëndroi sot për vizitë në Prekazin historik.

Ai u takua me familjen Jashari, të prirë nga Rifati, dhe i biri i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzimi.

“Sa kokëlartë e sa krenarë qëndrojnë të gjallurit duke parë me krenari e mburrje të rënët e pavdekshëm” tha Kamberi, pas vizitës.

Ai tha se Lulzimi sihte aty për të përkujtuar fizikun e të atit, Ademit, dhe “për të dëshmuar se shtëpitë e Jasharajve, si gjithmonë, kanë dyert e hapura për shqiptarët e të gjitha trojeve”./Indeksonline

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.