Kapet Drogë në një mulli në Shirokë të Suharekë në vlerë prej mbi 1 milion eurosh

Pasditen e sotme janë arrestuar gjashtë persona në Shirokë të Suharekës.

Gjatë një aksioni që është zhvilluar atje, janë konfiskuar substanca narkotike në vlerë prej mbi 1 milion eurosh.

Substancat narkotike u gjetën në një mulli të drithërit.

Burimet e Indeksonline tregojnë se në Prizren do të mbahet edhe konferencë për media, për të shpalosur detajet e aksionet.

Konferenca e Policisë do të mbahet nga ora 20:00.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.