Kapet e mitura që u shpall në kërkim nga Policia në Prizren për falsifikim të parasë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të miturën që u shpall në kërkim më 10 qershor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, për veprën penale “Falsifikim i parasë”. Me ndihmën e qytetarëve, e dyshuara është identifikuar dhe Policia është vënë në lëvizje, duke e shoqëruar në stacion policor, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e mitura, 17-vjeçare (emër i njohur për redaksinë) dyshohet se ka blerë gjësende në një market, me kartëmonedhën e falsifikuar prej 500 eurosh.

Pasi u zbulua identiteti i saj, vajza është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të prindit, ku është përballur me provat e mbledhura kundër saj dhe e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.