Kapet shqiptari duke kontrabanduar 14 afganë në Kosovë

Njësitë policore dhe të Doganës kanë hasur në pikën e Hanit të Elezit një kamion i cili ishte i mbushur me 14 migrantë afganë, shkruan IndeksOnline.

Kamioni po drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

“SPK Hani i Elezit 03.02.2022 – 17:00. Si rezultat i veprimeve të njësiteve policore dhe atyre të doganës së Kosovës në një kamion me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë, kanë gjetur 14 migrantë (6 fëmijë dhe 8 të moshës madhore) shtetas afgan, në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.