Kapiteni i Kombëtares, Samir Ujkani i jep fund karrierës së tij në futboll

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka vendosur t’i japë fund karrierës në moshën 35-vjeçe.

Kapiteni i Dardanëve, i cili ka pasur një karrierë të bujshme, vendimin e ka bërë publik sot përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai e nisi karrierën si senior në vitin 2007 në skuadrën e Palermos, derisa gjatë karrierës luajti edhe në Novara, Chievo, Genoa, Latina, Pisa, Cremonese, Çaykur Rizespor, Torino dhe së fundi Empoli.

Samir Ujkani ishte pjesë e Kombëtares që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, ku realizoi 35 paraqitje në fanellën dardane.

Ai para anëtarësimit të Kosovës dha kontributin e tij edhe në fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, ku regjistroi 20 paraqitje.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.