Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut, pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari, ka reaguar pas konferencës për media që pati ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.Nurellari ka thënë se Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe kjo do të thotë se Haxhiu do të duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë dhe të dyshimtë.
Më tej, ai ka thënë se me standardet amatore të qeverisë Kurti, Haxhiu me siguri se do të dalë përsëri në protesta para institucionit që drejton.

Këtu keni postimin e plotë:
“Instituti për Mjekësi Ligjore është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që do të thotë se në një qeveri normale me politikanë të përgjegjshëm Haxhiu do duhej të jepte dorëheqje për këtë ngjarje të rëndë e të dyshimtë. Mirëpo me standardet amatore e qeverisë Kurti me siguri ministrja Haxhiu do dalë përsëri në demostratë para institucionit që drejton”, ka shkruar Nurellari në llogarinë e tij në Facebook.Para pak minutash, ministrja Haxhiu ka thënë se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i toksikologjisë

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.