Këshilli organizativ i protestës në Prizren: Na vije keq për sulmin ndaj ekipit të gazetës “Nacionale”

Këshilli organizativ i protestës në Prizren përmes një komunikate ka theksuar se absolutisht dënojnë reagimin e disa qytetarëve ndaj ekipit të “gazetës Nacionale”.

Fjala e lirë është obligim kushtetues po aq sa edhe organizimi i protestave të qeta gjë që e kemi bërë ne sot.

Prandaj shprehim indinjatën tonë ndaj pengimit të punës së gazetarëve në fjalë pa mar parasysh pyetjeve apo qëndrimeve të tyre personale.”Na vije keq për sulmin ndaj ekipit të gazetës “Nacionale” dhe pengimit të tyre për të informuar popullatën e gjerë. Ne edhe gjatë tubimit e kemi apeluar disa here përmes autoparlantit që gazetarët të lihen të qetë të kyejnë punët e tyre sipas ligjeve në fuqi” thuhet në reagimin e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.